Futboll Ligue 1 Sport

ZYRTARE/ PSG rinovon me idhullin e tifozerisë, Leonardo e bindi lehtë

PSG ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me djaloshin e shtëpisë Presnel Kimpembe. Benjamini i tifozerisë së kampionëve të Francës hodhi firmën në kontratë deri në vitin 2024, pasi gjeti akordin me drejtuesit e klubit.

Drejtori sportiv Leonardo nuk e kishte shumë të vështirë me mbrojtësin, pasi Kimpembe e ka nisur karrierën e tij me PSG që fëmijë. Ai ka veshur për herë të parë fanellën e parisienëve në moshën 8-vjeçare dhe tani nënshkruan një kontratë afatgjatë.

“PSG është ekipi i zemrës sime. Jam këtu që prej moshës 8-vjeçare dhe fakti që hodha firmën në një kontratë afatgjatë më bën të ndihem i nderuar”, – tha 24-vjeçari pasi prezantimit nga klubi.

Related posts

E BUJSHME/ REALI në merkato për t’i dhënë fund krizës, transferon “yllin” e Seria A

Isa.Autor

“AI DONTE TË MË…”/ “Juve, të fitojë Champions-in dhe unë do zhvishem si Ferilli. Me Ronaldon…” (FOTO)

F.autor

PESË HERË PA TIFOZË NË 3 SEZONET E FUNDIT/ Ja rastësia e çuditshme me sfidën Partizani-Teuta

Delo.autor

Leave a Comment