Futboll Ligue 1 Sport

FESTIVAL GOLASH/ PSG rinis futbollin me 9 gola përpara 5 mijë tifozësh! (VIDEO)

9-0… Futbolli post-pandemik për PSG ka nisur me këtë fitore spektakolare në testin e parë miqësor pas thuajse 5 muajsh pa zbritur në fushën e blertë dhe në një stadium.

Nën sytë e 5 mijë tifozëve, ekipi i Tuchel, i shpallur kampion France (me vendim Lige) ka shënuar nëntë herë në portën e Le Havre, ekip i kategorisë së dytë.

Një nxehje përpara finales së Kupës dhe sidomos ndeshjes Champions League, përballë Atalantas në çerekfinale.

Dy gola Icardi dhe dy Neymar, pa harruar Sarabian që gjithashtu ka imituar shokët duke e dërguar topin po aq herë në rrjetë. Në festival nuk munguan as Mbappe, Gueye dhe Muinga.

Related posts

Sane thyen heshtjen, zbulon pse Low e la jashtë Botërorit

Sadik.Autor

KARTONI I VERDHË I QËLLIMSHËM/ “UEFA” ndëshkon rëndë Ramosin, ja vendimi i Disiplinës

Delo.autor

MOTO GP/ Kampioni i botës drejt një operacioni të katërt në shpatull

Delo.autor

Leave a Comment