Futboll Seria A Sport

NUK KA QETËSI TEK INTER/ Klubi zikaltër përgatit dënimin për futbollistin titullar

Futbollisti i Interit, Marselo Brozoviç është duke u përballur me disa probleme jashtë fushe. Lojtarit i është hequr patenta, pasi në mëngjes ishte futur me të kuqe në semafor dhe pas kontrollit nga policia, është zbuluar se ai kishte sasi alkooli në organizëm.brozovic

Pikërisht për këtë arsye, sipas asaj që shkruan “Sky Sport Italia”, lojtari pritet të marrë edhe një dënim nga Interi. Thuhet se klubi zikaltër ka vendosur të gjobisë futbollistin për atë që ka bërë.

Mesa duket nuk është aspak një situatë e mirë te Interi, ku sikur të mos mjaftonin rezultatet në fushë, tani duhet të përballen edhe me probleme jashtë fushe.

Related posts

QENDROI VETËM 5 NDESHJE TEK STOLI I INTER/ Tekniku italian flet për periudhën tek “Zikaltërit”

Delo.autor

TOTTENHAM-AJAX/ Ylli holandez mposht me lehtësi portierin Lloris, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Skandali, nxitëset e tifozëve i detyrojnë të pozojnë nudo dhe bëjnë seks me sponsorët

Sadik.Autor

Leave a Comment