Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ CAS hoqi pezullimin e Manchester City nga Championsi, UEFA pranon dorëzimin pa kushte

UEFA ka reaguar ndaj vendimit të CAS për Manchester City. Zhbërja e dënimit të dhënë për “qytetarët”, dy vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe 30 milionë euro gjobë për shkelje të “fair play-financiar” e ka vënë qeverinë e futbollit kontinental në një situatë shumë të dobët. Pra, UEFA u “shumëzua me zero” nga Gjykata e Lozanës, duke lënë në fuqi vetëm një gjobë prej 10 milionë eurosh për klubin anglez, me trajner Pep Guardiolën. Kjo ka qenë deklarata zyrtare e institucionit:

UEFA merr parasysh vendimin e marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për ta ulur dënimin e shqiptuar ndaj Manchester City nga Komiteti i Pavarur i Kontrollit Financiar të Klubeve për shkelje të pretenduara të rregullave të licencimit të klubit dhe rregullave të “fair play financiar”. UEFA vëren se grupi i ekspertëve të CAS konsideroi se nuk kishte mjaft prova për të konfirmuar të gjitha gjetjet e CFCB në këtë rast të veçantë.

Po ashtu, shumë prej veprave të pretenduara kishin skaduar për shkak të periudhës 5-vjeçare, të parashikuar në rregulloret përkatëse. Vitet e fundit, “fair play financiar” ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e klubeve dhe qëndrueshmërinë e tyre financiare. UEFA dhe ECA mbesin të përkushtuara ndaj këtyre parimeve. UEFA nuk do të komentojë më tej mbi këtë çështje”.

Related posts

MESFUSHORI I “DJAJVE TË KUQ”/ Pogba karikon skuadrën: Unë jam rritur dhe frymëzuar nga…

Delo.autor

KUPA E LIGËS/ Ndizet raundi i 1/8-ave, Mançester Siti pret Liverpulin. Ja shorti

F.autor

Tripleta e Rexhinaldos, Laçi shkërmoq Flamurtarin dhe e zhyt në krizë

Q.Autor

Leave a Comment