Futboll Sport

“KE LUFTUAR DHE KE MARRË…/ “Bisha” ngjitet në Championship, merr komplimentet e Klopp në “WhatsApp” (VIDEO)

Adebayo Akinfenawa thërret, Jurgen Klopp përgjigjet.

Sulmuesi i Wycombe,  njohur si Bisha për shkak të fizikut të tij, ia ka dalë në fund dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship.

Një arritje e pabesueshme duke parë historinë e lojtarit dhe karakteristikat e tij. Një ngjitje historike, e para në historinë 133-vejçare të klubit.

Në përfundim të ndeshjes kundër Oxford United, Akinfenwa ka festuar në mënyrë të papërmbajtshme gjatë intervistave duke përmendur Jurgen Klopp, idhullin e tij, duke shprehur dëshirën për “të festuar bashkë me të”.

U tha, u bë. Trajneri gjerman, në fakt, i ka dërguar një vdeo-mesazh në WhtasApp.

“Bravo, komplimente. Një punë me të vërtetë fantastike. Ke luftuar dhe ke marrë atë që dëshiroje. Ke qenë fantastik. Kam parë ndeshjen, por jo intervistat. Lojtarët e mi më kanë thënë se dëshiroje një mesazh nga unë. Ja ku e ke. Komplimente!”.

Reagimi i super sulmuesit ka qenë unik, pothuajse nuk i besohej dhe ka festuar si të kishte shënuar një gol. “Klopp është idhulli im. Faleminderit. Jam i sigurt se do të takohemi dhe do të festojmë bashkë”, ka thënë Akinfewa.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Verstappen triumfon në Imola, Hamilton i dyti pas rikuperimit fantastik

Delo.autor

E ARDHMJA E BERISHËS LARG ATALANTËS/ “Gardiani” shqiptar kërkon akordin me klubin e Serie A…

Delo.autor

Atletico fiton ndaj Levantes, Armando Sadiku luan vetëm 45 minuta

Sadik.Autor

Leave a Comment