Futboll Sport

“ÇMENDURI” NË RUSI/ Anësori humb durimin dhe godet me grusht një lojtar (VIDEO)

Një moment çmendurie është verifikuar në një ndeshje miqësore të luajtur në Rusi mes Sakhalinets dhe Legion, skuadra të PFL-së.

Gjyqtari anësor ka humbur kontrollin, ndoshta pasi ka marrë ndonjë fjalë të tepërt nga një prej lojtarëve.

Imazhet që po bëjnë xhiron e internetit tregojnë qartë sesi, në një moment proteste mes lojtarëve  dhe anësorit, ky i fundit humb durimin dhe godet me një grusht lojtarin.

Dita e anësorit ka qenë akoma më e veçantë. Përveç gjestit të dhunshëm kundrejt një futbollisti, pak momente më parë ai është filmuar nga publiku i pranishëm duke përdorur celularin.

Një ditë për t’u harruar për anësorin. Sa për informacion, ndeshja është mbyllur në barazim 1-1.

Related posts

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Ukrainë-Francë. Rezultati 1-1

Delo.autor

DORËZOHET PSG/ “YLLI” që shkëlqeu në BOTËROR shumë pranë REALIT 

Isa.Autor

PASI E “GJUAJTI” PUBLIKISHT/ Tayna ka një përgjigje për talentin e Real Madrid (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment