Futboll Seria A Sport

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Juventus rrëmben tri pikë të rëndësishme ndaj Sassuolos

Juventusi ka regjistruar fitore të rëndësishme si mysafir i Sassuolos (3-1) në Stadio Mapei për t’i mbajtur gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Një ndërhyrje të Leonardo Bonucci në Piero Giacomelli, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me penallti. Përgjegjësinë e mori Domenico Berardi, mirëpo Buffon e mbrojti goditjen e tij nga pika e bardhë (16’).

Nuk zgjati shumë dhe mysafirët shënuan golin e epërsisë përmes Adrien Rabiot (28’), i cili u asistua nga Federico Chiesa.

Një tjetër gol për Bianconerët në gjysmën e parë e realizoi edhe Cristiano Ronaldo. Një top të nisur shpejt nga Gianluigi Buffon e mori në pronësi Adrien Rabiot që asistoi te CR7, i cili e nxori nga loja një mbrojtës kundërshtar dhe e dërgoi topin në rrjetë (45’).

36-vjeçari u bë futbollisti i parë në histori të Juventusit që shënon 100 e më shumë gola në të gjitha garat në tri sezonet e para. Po ashtu, ai është futbollisti i parë që shënon 100 gola me klube në tre shtete të ndryshme.

Një kombinim të mrekullueshëm të lojtarëve vendas e konkretizoi me gol Giacomo Raspadori (59’), i cili pasimin e fundit e mori nga Manuel Locatelli.

Porse Paulo Dybala shënoi golin e qetësisë me parabolë (66’), pas një asistimi të pranuar nga Dejan Kulusevski. Ky ishte goli i 100-të i argjentinasit me fanellën bardhezi.

Juventusi mbetet në vend të pestë në renditje me një pikë më pak se Napoli që ndodhet në pozitën e katërt, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të kampionatit.

Sassuolo mbetet dy pikë prapa Romës në garën për një vend në Ligën e Evropës, pasi edhe Giallorossët pësuan humbje nga Interi.

Related posts

LAMTUMIRA ME KOMBËTAREN! Hollanda nderon sulmuesin e Maqedonisë Pandev me një gjest klasik

Delo.autor

Nis sfida në Elbasan, Flamurtari dhe Laçi luajnë vetëm për fitore

Sadik.Autor

Dëmtohet Karim Benzema, deri në 3 javë jashtë fushës së lojës

Q.Autor

Leave a Comment