Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ “Mundo Deportivo”: Inter ka pranuar ofertën e “Katalanasve” për Lautaro Martinez

Barcelona nuk është dorëzuar për Lautaro Martinez, madje ka bërë një ofertë të re. Dhe, sipas Mundo Deportivo-s, duket se ka bindur Inter-in për transferimin në Spanjë të argjentinasit.

Siç ka zbuluar e përditshmja spanjolle, Barcelona, pasi ka përjashtuar mundësinë e pagesës së 111 milionë eurove të klauzolës, u ka ofruar zikaltërve 70 milionë euro dhe kartonin e Junior Firpo, që vlerësohet 41 milionë euro.

Milanezët duken shumë të interesuar nga oferta e fundit e katalanasve. Firpo është një lojtar fizik, i nivelit ndërkombëtar dhe do të ishte një përforcim shumë i mirë për Inter-in.

Loja e Antonio Conte-s, në fakt, bazohet shumë te lojtarët e krahut që duhet të mbulojnë shumë fushë. Sipas Mundo Deportivo-s, negociatat duket se janë në një pikë të mirë, me Inter-in që ka pranuar vlerësimin 4 1 milionë euro për Junior Firpo.

Related posts

STATISTIKAT PËR GOLAT E REALIZUAR/ Njihuni me 10 “tredhëmbëshat” më të mirë në Europë

Delo.autor

“ÇMENDET Mourinho/ Man united gati të paguajë 500 milionë euro për yllin e Realit (FOTO)

Isa.Autor

NUK I PRANON VETES NJË “DATË SKADENCE”/ Buffon drejt sezonit të 25-të në elitën europiane, ja ëndrra e tij

Delo.autor

Leave a Comment