Futboll Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ofertë marramendëse për Cavanin, uruguiani refuzoi legjendën e futbollit

Sulmuesi Edinson Cavani është futbollist i lirë sepse e mbylli aventurën e tij me PSG-në. Ai nuk donte të vazhdonte më me kampionët e Francës, pasi humbi vendin e titullarit dhe drejtuesit vendosën që t’i besonin Icardit, madje i dhanë dhe numrin 9, atë të uruguianit.

Calciomercato bën me dije se sulmuesi mund të përfundonte në MLS, pasi presidenti i Inter Miamit, David Beckham u mundua të bënte goditjen e vitit. Shtatlartit iu ofrua një propozim thuajse i ngjashëm me atë që kishte te PSG, 12 milionë euro në vit.

Shifra shumë të kënaqshme, por sulmuesi preferon të mbetet në Europë. Ai po mundohet të gjejë një ekip të madh në Europë dhe të mos mendojë ende për Amerikën. Në krahun tjetër, Beckham po punon ende për një sulmues tjetër.

Related posts

MILAN NIS NGA PUNA PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Maldini do takohet me trajnerin Pioli për të diskutuar për…

Delo.autor

NIS PREMIER ME SUPER SFIDË/ Luhet përballja mes Manchester United dhe Chelsea, pritet një ndeshje e fortë

Delo.autor

CRYSTAL PALACE-LEEDS/ Dy SUPER GOLA dhe një AUTOGOL i pabesueshëm në 45 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment