Futboll Premier League

Dele Alli pranë marrëveshjes me menaxherin e Mourinho!

Mesfushori i Tottenham, Dele Alli, ka nisur bisedimet me super-menaxherin Jorge Mendes, i cili me shumë gjasa do të marrë përsipër përfaqësimin e lojtarit. Mendes konsiderohet si menaxheri më i fuqishëm i botës së futbollit dhe nën kujdesin e tij janë emra të tillë si Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho. 21-vjeçari Dele Alli duket se do të bëhet një nga futbollistët më të mirë të planetit dhe Mendes ka nisur të punojë për transferimin e tij në elitën e futbollit europian.

Image result for jorge mendes

Mësohet se familja e Dele Alli ka pasur një takim formal me menaxherin Mendes, teksa ky i fundit mendon se lojtari i Tottenham do të vlejë më shumë se 100 milionë euro, në momentin që do të vendosë të largohet nga “White Hart Lane”. 51-vjeçari e ka kuptuar se në verën e ardhshme do të intensifikohet sulmet e ekipeve të mëdha për lojtarin. Tottenham do të preferonte më shumë transferimin në Spanjë dhe Mendes duket njeriu i duhur, prej kontakteve që ka me Realin dhe Barcelonën.

Related posts

PRAPASKENAT/ Nga paga tek strategjia e Raiolës, ja pse portieri Donnarumma nuk u transferua tek Juventus…

Delo.autor

Juve në telashe, edhe Reali e Bayerni e duan Emre Canin

Q.Autor

PËRFUNDON TELENOVELA E LIBERTADORES/ Tifozët e River Plate e festojnë dhunshëm suksesin (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment