Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Befasohet Barcelona, gati oferta e “çmendur” për “Demin” Lautaro

Kur dy zihen, fiton i treti.

Mund të shkojë kështu mes Barcelona-s, Inter-i dhe… Manchester City-t. Objekti i sherrit? Lautaro Martinez.

Sulmuesi kërkohet prej kohësh nga katalanasit, por Inter-ieri tani, ka rezistuar. Kjo situatë i jep një mundësi anglezëve që të befasojnë spanjollët me një ofertë që nuk mund të refuzohet.

Sipas Tuttosport, në fakt, Manchester City mund t’u ofrojë zikaltërve 100 milionë euro për të siguruar argjentinasin. Por jo vetëm. Në operacion mund të përfshihen edhe kundëroferta teknike: mbrojtësi i majtë Angelino, aktualisht i huazuar te Leipzig, ose sulmuesi Gabriel Jesus.

Braziliani ka përfunduar prej kohësh në radarët e zikaltërve dhe nuk ka shumë hapësira te skuadra e Guardiola-s, i cili preferon Aguero-n para tij.

Për këtë arsye ai mund të kërkojë të shitet dhe mund të jetë perfekt për këtë operacion me milanezët.

Related posts

WOLVES – CHELSEA/ “Blutë e Londrës” dëshirojnë fitoren për motivim ndaj derbit (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

GUARDIOLA “FLAK” MALLKIMIN/ AGUERO “shkërmoq” Chelsean dhe FITON SUPERKUPËN (VIDEO)

Isa.Autor

YLLI I CITYT I DËRGON MESAZH JUVENTUS/ De Bruyne: Dua të luaj me CR7, do më shtonte numrin e…

Delo.autor

Leave a Comment