Futboll Seria A Sport

SKADON LICENCA/ Milan dhe Inter ndryshojnë emër, ja arsyeja

Bota e video-lojërave ka humbur, në njëfarë kuptimi, Inter-in dhe Milan-in. Konami, në fakt, ka lajmëruar se për PES 2021, dy skuadrat lombarde do të kenë emra… të veçantë.

Milan dhe Inter do të marrin respektivisht emrin e Milano RN dhe Lombardia NA. Arsyeja? Licencat e dy skuadrave kanë skaduar. Që do të thotë se nga viti i ardhshëm dy skuadrat milaneze do të ndryshojnë emër te loja e famshme dhe nuk do të kenë fanellat dhe logot zyrtare.

Konfirmimi ka ardhur nga kompania japoneze që ka zbuluar dhe emrat e rinj të Inter-it dhe Milan-it në PES 2021:

“Marrëveshja jonë e licencës me Milan-in do të skadojë dhe ky klub nuk do të shfaqet në sezonin e eFootball të PES 2021. Në këtë sezon, përdoruesit tanë do të mund të shijojnë ndeshjet me Milano RN, klub origjinal i PES që i prezanton lojtarët me emrat e vërtetë”.

E njëjta komunikatë është bërë edhe për Inter-in që do të quhet Lombardia NA.

Related posts

SUPER SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Shehi: Derbi është i rëndësishëm, njëlloj sikur luhet java e parë e kampionatit

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Fiorentina. Rezultati 0-3

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Kukësi: Shterpësi totale në “Elbasan Arena”, ekipet kanë frikë të rrezikojnë

Isa.Autor

Leave a Comment