Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NË FRANCË/ Juventus piketon sulmuesin, një emër i papritur për Sarrin!

Alexandre Lacazette po mendon të largohet nga Arsenali sepse nuk është kthyer në një titullar lider. L’Equipe shkruan se sulmuesi dëshiron të shkojë në një klub që i beson më shumë dhe i jep mundësinë të luajë si titullar.

Laca ishte pjesë e dëshirave të Atletico de Madrid, por për momentin klubi i Diego Simeones nuk ka buxhet për ta blerë. Një klub tjetër që ka dalë në skenë është Juventusi. Drejtuesit e italianëve janë gati të veprojnë për francezin.

Ata duan që ta marrin në verë për të zëvendësuar Gonzalo Higuainin. “Pipita” me shumë mundësi do të largohet nga Juventusi në merkaton e verës. Argjentinasi ka humbur vendin e titullarit dhe pavarësisht dashamirësisë së Sarrit, pozitat e tij duken të lëkundura.

Related posts

KUKËSI-LAÇI/ Të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo sfidë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

RINOVIME E MERKATO/ Kualifikimi lehtëson “hallet” e zikaltërve, Interit i duhen 20 milionët e Champions-it

F.autor

LAMTUMIRA PAS 7 VITESH/ Flick zbulon të ardhmen e Thiago Alcantara!

Delo.autor

Leave a Comment