Futboll Seria A Sport

“NGA INTER PRISJA SHUMË”/ Capello: Juventus do ta ketë të vështirë

Fabio Capello, ish-trajner i Juventus-it dhe Milan-it, ka folur në lidhje me ecurinë e bardhezinjve dhe zikaltërve në kampionat dhe kompeticionet europiane.

Në lidhje me Inter-in: “Trajneri kishte nevojë për pak kohë që të kuptonte ku kishte shkuar dhe të njihte skuadrat e tjera”, ka thënë Capello për Conte-n.

“Megjithatë, paratë e shpenzuara janë shumë. Të them të drejtën,  unë mendoja se do ta kishin ndërprerë ciklin e Juventus-it që në këtë sezon. Para se Juventus dhe Lazio të ngadalësonin, tek Inter-i për pak sa nuk kanë folur për falimentim”.

Në lidhje me Juventus-in: “Kampionatin e jepnin për të sigurt, objektivi është Champions League. Por është e vështirë.  Ka skuadra të mëdha, trajnerë të mëdhenj, mentalitete fituese”.

“Është një nga e gjatë dhe e komplikuar. Dhe duhet fat”, ka përfunduar Capello.

Related posts

JUVENTUS-SPAL/ CR7 aksion prej “BISHE”, Berisha FENOMENAL (VIDEO)

Delo.autor

LOJTARËT NË KOMBËTARE/ Bajerni i Mynihut kampion jo vetëm në Europë, por edhe në Botëror

F.autor

FLET WENGER PËR TË ARDHMEN/ Rikthimi në Angli do ishte i çuditshëm

Isa.Autor

Leave a Comment