Futboll Seria A Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ “Vula” përfundimtare. Përveç Sarrit, rrezikon dhe zyrtari i klubit në rast dështimi

Liga e Kampioneve do të japë verdiktet përfundimtare jo vetëm për sezonin e Juventusit, por edhe për teknikun Mauricio Sarri dhe shefin ekzekutiv të klubit Fabio Paratiçi.
Sarri
Skuadra bardhezi është pranë sigurimit të titullit kampion të nëntë radhazi në Itali. Një fitore sot përballë Lacios me shumë mungesa do ta afronte akoma më tepër “Zonjën e Vjetër” me titullin kampion. Por, Juventus duhet të përmbysë Lionin në Ligën e Kampioneve. Nëse bardhezinjtë largohen herët nga gara, atëherë tekniku Sarri dhe shefi ekzekutiv i klubit Paratiçi janë dy “kokat” e para që rrezikojnë të priten.
paraticicii
Drejtuesit e klubit kanë falur Sarrin për humbjen e Kupës dhe Superkupës së Italisë, por një paraqitje zhgënjyese në Ligën e Kampioneve do të sillte shkarkime në radhët e Juventusit.

Related posts

TRANSFERIMI TEK MANCHESTER UNITED/ Babai i Van de Beek: S’pushon telefoni, bëmë gjithë fshatin krenar

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Kukësi: Alban Hoxha bën shpëtimtarin, i mohon golin Ethemit (VIDEO)

Isa.Autor

FTESË E VEÇANTË NGA LOTITO/ Edi Reja bëhet trajner i Vatikanit për… 1 ndeshje

Delo.autor

Leave a Comment