Futboll Seria A Sport

“INTER ËSHTË NË RRUGËN E DUHUR”/ Mesfushori francez vlerëson “Zikaltërit” dhe Eriksen

Mesfushori i Fiorentinës, Frenk Riberi pretendon se Interi është në rrugën e duhur por i duhet kohë, ndërsa është i sigurt se Kristian Eriksen do ta demonstrojë vlerën e tij në “San Siro”. Francezi foli për “Gazzetta Dello Sport” përpara ndeshjes ndaj zikaltërve sot në mbrëmje.

riberi

Riberi pret që Antonio Konte të vazhdojë rritjen e skuadrës edhe sezonin tjetër. “Interi ka një ekip shumë të fortë të përbërë nga kampionë. Ata sapo e kanë nisur rrugëtimin e tyre dhe i duhet kohë, por duket që janë në rrugën e duhur”. Riberi pret nga ish-lojtari i Totenhemit, Eriksen të demostrojë vlerën e tij pasi të përshtatet me futbollin Italian.

“Eriksen sapo ka mbërritur në Itali dhe i duhet kohë të përshtatet. Futbolli Italian është i vështirë, por Eriksen do ta demonstrojë vlerën e tij”, përfundoi Riberi.

Related posts

NDODH EDHE KJO NË ITALI/ Hajdutët vjedhin në qendrën stërvitore të Interit

Delo.autor

DJALOSHI QË PO “ÇMEND” BOTËN/ Haaland fiton duelin ndaj Mbappesë, Dortmundi shkund PSG

F.autor

Unitedi shumë afër yllit të Tottenhamit

Sadik.Autor

Leave a Comment