Kosova Shqipëri

​Ftesat ndaj futbollistëve kosovarë, FFK kërcënon FSHF-në se do ta denoncojë në FIFA

Federata e Futbollit e Kosovës nuk eshët aspak e kënaqur me Federatën e Futbollit të Shqipërisë, e cila vazhdon të ftojë lojtarët kosovarë

FFK do të kërkojë edhe zyrtarisht nga Federata e Futbollit të Shqipërisë të mos ftojë më futbollistët kosovarë që bëjnë karrierë në Evropë.

Në FFK thonë se ligjërisht nuk i takon shtetit të Shqipërisë të japë nënshtetësi e më pas FSHF-ja t’i paraqesë për regjistrim në FIFA, nëse futbollistët kosovarë nuk kanë të paktën njërin prind nga Shqipëria.

Kjo siç thonë në FFK është e ndaluar me rregulloren e FIFA-s për statusin e lojtarëve.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka theksuar se është e papranueshme nga Shqipëria që të ftojë një futbollist kosovar nëse ai është ftuar nga Kosova ose është në planet e saj.

“Rregullat për statusin e lojtarit nga FIFA janë të qarta. Nuk mund të marrin nënshtetësi dhe të bëhen pjesë e Shqipërisë pa pasur edhe një person nga Shqipëria ose pa jetuar të paktën dy vjet në Shqipëri. Kem nisur diskutimet me FIFA-n për mbrojtjen e lojtarëve të Kosovës. Nëse kemi ndonjë rast do të reagojmë në FIFA”, tha Salihu për Koha Ditore.

Shumica e lojtarëve të Shqipërisë janë nga Kosova dhe i fundit që po kërkohet është Edon Zhegrova, të cilin po ashtu e dëshiron edhe Kombëtarja e Kosovës.

Related posts

SADIKU NË VERSIONIN E BOKSIERIT/ “Gardiani” Berisha: Bomber, ke gjetur profesionin që të përshtatet (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Fillon ndeshja në Krujë, Kastrioti dhe Luftëtari në “luftë” për SHPËTIM

Isa.Autor

STËRVITJA TEK LEVANTE/ Armando Sadiku lë pas relax-in dhe rikthehet me… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment