Futboll Shqipëri Sport

“ISHTE NJË SEZON I VËSHTIRË, POR IA DOLËM”/ Sadiku mbyll kapitullin e tij te Malaga

Armando Sadiku nuk do të luajë për Malagën sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë i dha lamtumirën klubit andaluzian ditën e sotme nëpërmjet rrjetit social “Instagram”, ku ka shprehur mirënjohjen tifozëve dhe shokëve të skuadrës për hapësirën dhe besimin që i dhanë.
entrevista_a_sadiku_fotos_jesus_noguera
Malaga siguroi qëndrimin në Segunda Divizion për sezonin e ardhshëm dhe 13 gola e Sadikut patën një peshë të madhe në realizimin e objektivit.

Tashmë, ai do të kthehet te klubi i tij Levante, i cili do të vendosë për të ardhmen e tij. Kujtojmë që në ditët e fundit është përfolur se Arisi i Selanikut e ka kontaktuar Sadikun për të luajtur me ta sezonin e ri, por paga e lartë e sulmuesit të Shqipërisë po pengon transferimin e tij në Greqi.

Mesazhi i lamtumirës së Armando Sadikut për Malagën

“Dje përfunduam një sezon të vështirë, por të bukur. Realizuam objektivin përfundimtar dhe vuajtëm për ta arritur atë. Malaga do të vazhdojë dhe një sezon në Segunda Divizion dhe do të luftojë për t’u kthyer aty ku klub e ka vendit. Nga dita e parë që kam shkelur në Rozaleda, kam ndjerë diçka të veçantë. Falenderoj gjithashtu shokët e skuadrës që më ndihmuan të realizoja 13 gola dhe ndihem i lumtur që luajta sërish pas këtyre muajve të fundit të vështirë. Falenderoj të gjithë njerëzit dhe klubin që më mbështetën që ditën e parë që mbërrita këtu. Tani është koha të pushoj dhe të përgatitem për sezonin e ri”, shkruan Armando Sadiku.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ “Jashtëtokësori” i dhuron fitoren Barcelonës ndaj Levantes në “Camp Nou”

Delo.autor

ZYRTARE/ Barcelona-Valverde hapin ditën me një lajm të madh (FOTO)

Delo.autor

TELASHE PËR PARTIZANIN/ Mund të humbë edhe Trashin prej sherrit me tifozët (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment