Futboll La Liga Sport

“THUMBON” RONALDON/ Ylli i Realit: E dinim se do të fitonim edhe pa atë, sepse skuadra…

Real Madrid është kthyer të fitojë pas një agjërimi një vjeçar mes kampionatit dhe kompeticioneve europiane.

Los Blancos kanë fituar La Liga-n në përfundim të një mundje krahu me rivalët e përjetshëm të Barcelona-s.

Luka Modric ka zbuluar sekretin e sukesit të madrilenëve për Sportske Novosti:

“Zidane ka konfirmuar klasin e tij. Është një njeri superior. Ka rikrijuar një atmosferë fantastike, brenda dhe jashtë skuadrës. Na jep qetësi”.

“Është një nga më të mirët e historisë së Real-it dhe është argëtuese që ka nga ata që e vënë në diskutim”.

Më pas, Modric ka lëshuar një thumbim për Cristiano Ronaldo-n, i cili ka kontribuuar në përfundimin e ciklit dominuar të Los Blancos mes largimin e tij në 2018-ën:

“Nuk është e nevojshme të diskutohet rëndësia që ka pasur Cristiano për Madridin, por nuk kemi pasur dyshime se do të fitonim edhe pa atë, sepse skuadra është gjithmonë mbi gjithçka, pavarësisht nga forca e individit”.

Related posts

PASARDHËRISI I RONALDOS/ Juventus bllokon talentin brazilian, ja shifra e akordit

Delo.autor

Legjenda e futbollit kroat: Duhet ta shmangnim Anglinë në “Rusi 2018”

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ “Djajtë e Kuq” në garë me Barcelonën për Griezman, ja oferta rekord

Delo.autor

Leave a Comment