Futboll Seria A Sport

RREZIKON EUROPA LEAGUE/ Napoli e pëson në fund, Parma fiton ndeshjen e penalltive

Napoli është mundur 2-1 nga Parma në javën e 35-të të Serisë A.

Ndeshja e luajtur në Tardini është vendosur nga pika e bardhë.

Vendasit kanë kaluar në avantazh në fundin e pjesës së parë me një penallti të Caprari-t, ndërsa miqtë janë kundërpërgjigjur në pjesën e dytë duke barazuar me një penallti të Insigne-s.

Kur mendohej se sfida do të mbyllej në barazim, Kulusevsky i ka dhuruar fitoren verdhebluve po nga pika e bardhë.

Një fitore me peshë për ekipin e mbrojtësi kuqezi Dermaku, i cili është kthyer në formacionin titullar sot. Asnjë minutë lojë për Elseid Hysaj, që është lënë stol nga Gattuso.

Napoli mbetet në vendin e shtatë me 56 pikë, ndërsa Parma është ngjitur në të dhjetin me 43 pikë.

Related posts

Barcelona nuk po ndalet me gola, një brazilian trefishon shifrat për katalanasit (video)

Isa.Autor

SWANSEA-MANCHESTER CITY/ “Qytetarët” barazojnë shifrat, shënon Aguero nga pika e bardhë

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË/ Sebastian Vettel shkëlqen si bastexhi, skedinë fituese me ndeshjet e Bundesligës

Delo.autor

Leave a Comment