Futboll Seria A Sport

RREZIKON EUROPA LEAGUE/ Napoli e pëson në fund, Parma fiton ndeshjen e penalltive

Napoli është mundur 2-1 nga Parma në javën e 35-të të Serisë A.

Ndeshja e luajtur në Tardini është vendosur nga pika e bardhë.

Vendasit kanë kaluar në avantazh në fundin e pjesës së parë me një penallti të Caprari-t, ndërsa miqtë janë kundërpërgjigjur në pjesën e dytë duke barazuar me një penallti të Insigne-s.

Kur mendohej se sfida do të mbyllej në barazim, Kulusevsky i ka dhuruar fitoren verdhebluve po nga pika e bardhë.

Një fitore me peshë për ekipin e mbrojtësi kuqezi Dermaku, i cili është kthyer në formacionin titullar sot. Asnjë minutë lojë për Elseid Hysaj, që është lënë stol nga Gattuso.

Napoli mbetet në vendin e shtatë me 56 pikë, ndërsa Parma është ngjitur në të dhjetin me 43 pikë.

Related posts

BASKETBOLL VENDI/ Flamurtari dhe Partizani e nisin mbarë Kupën e Shqipërisë për femra

Delo.autor

THELLOHET SKANDALI/ Ja prapaskena e PSG-së në blerjen e Mbappesë për të shmangur…

Isa.Autor

FIFA gjobit katër klube për transferime të parregullta

Sadik.Autor

Leave a Comment