Futboll Seria A Sport

“DUHET TË MARRIM NJË VENDIM SA MË SHPEJT”/ Gazidis: Shpresoj që Maldini dhe Donnarumma të…

Ivan Gazidis shpreson që Paolo Maldini dhe Xhanluigji Donaruma të qëndrojnë për një kohë të gjatë tek Milani, dhe se kuqezinjtë do të marrin një vendin së shpejti për Zlatan Ibrahimoviç. Kontrata e suedezit skadon në fund të sezonit dhe sulmuesi shtatlartë ka qenë kritik ndaj Gazidis kohet e fundit.

maldini donaruma gazidis

Në një intervistë për “Corriere Dello Sport” Gazidis tha: “Nuk dua të flas për lojtar individual në veçanti, sepse ka situata të ndryshme. Ne nuk kemi shumë kohë mes këtij sezoni dhe sezonit tjetër, dhe duhet të marrim një vendim sa më shpejt. Sidoqoftë disa vendime janë mes dy palëve, nuk është se jam unë kundër dikujt tjetër. Ish-drejtori i Arsenalit shprehu edhe dëshirën që Maldini dhe Donaruma të qëndrojnë. “Paolo ka ende dy vite në kontratë dhe shpresoj të qëndrojë me ne më gjatë se aq. Ne duhet të ndërtojmë një skuadër miks me lojtarë të rinj dhe drejtues të vjetër me eksperiencë.

Nuk ka asnji tjetër në botë si Donaruma, i cili bën 200 paraqitje me klubin në atë moshë. Ai është i ri, i talentuar dhe e dashuron Milanin. Unë shpresoj që ata të dy të qëndrojnë tek Milani për një kohë të gjatë”, u shpreh Gazidis.

Related posts

BILANC TRAGJIK/ Publikohet VIDEO e frikshme e helikopterit të pronarit të Leicester, lojtarët shpërthejnë në…

Isa.Autor

KOMBËTARJA MERR LAJMIN E MIRË/ Titullari i “kuqezinjve” lë pas dëmtimin dhe rikthehet në fushë, ja emri… (FOTO)

Delo.autor

JUVE I BËN “GOL” MILANIT/ Pasuesi i Bonuccit mbetet në infermieri, do mungoi GJATË

Isa.Autor

Leave a Comment