Futboll La Liga Premier League

Pogba pendohet për kalimin tek United, mund të ishte transferuar tek gjigandi spanjoll

Pa kaluar ende dy vite, Paul Pogba duket është penduar për kthimin në Manchester United.

Mesfushori francez, Paul Pogba kërkohej nga skuadrat më të mëdha evropiane, por në vitin 2016 vendosi të kthehej në Manchester United nga Juvetus për 110 milionë euro.

Ai këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar 10 asistime, por është larg nga të qenit i kënaqur në Old Trafford.

Ai nuk është i kënaqur me stilin e lojës së Jose Mourinhos, sepse shumicën e kohës skuadra qëndron duke u mbrojtur.

Sipas L’Equipe, Pogba tashmë është penduar për kthimin në United dhe beson se është dashur të transferohej në Real Madrid.

Një lëvizje e tillë drejt Madridit do të ishte e vështirë, sepse ai ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2021.

Related posts

“SHTËPIA” E KOMBËTARES SKOCEZE/ Stadiumi gjigand dhe marrëveshja që po “vret” historinë

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Karabag niset drejt Shqipërisë, ANSI Agolli bën veprimin e papritur (VIDEO)

Isa.Autor

E bujshme/ Manchester United dhe PSG projektojnë shkëmbimin e yjeve

Q.Autor

Leave a Comment