Moto GP Të tjera

Lorenzo dhe Dovizioso, e ardhmja te Ducati vendoset muajt e ardhshëm

E ardhmja e Ducatit në Moto GP do të përcaktohet muajt në vazhdim. Si Jorge Lorenzo ashtu edhe Andrea Docizioso kanë konratat drejt skadencës, por për këtë çështje ka preferuar të japë sqarimin e tij, drejtuesi i skuderisë italiane, Paolo Ciabatti, duke e nisur nga spanjolli, që përfiton plot 10 milionë euro në sezon.

“Nuk mendoj se mund t’i ofrojmë Jorges të nëjtën pagë që ka marrë kur mbërriti fillimisht te skuadra jonë. Ducati ka bërë një sforco të madhe ekonomike për t’i tërhequr vëmendjen Lorenzos, por kjo ndodhi në një kontekst të veçantë. Ai në atë kohë kishte një tjetër ofertë nga Yamaha për dy vite dhe ishte kampion bote në fuqi.”

Tjetër diskutim për Dovizioson, që luftoi deri në garën e fundit me Marquez sezonin e kaluar dhe për këtë meriton një vlerësim maksimal edhe nga ana financiare.

“Kur rinovuam kontratën me Andrean në mes të 2016-ës nuk kishte fituar kurrë me Ducatin. Do ta rikompesojmë për atë që arriti gjatë 2017-ës”.

Related posts

13-vjeçarja basketbolliste habit botën, mund Curry dhe më pas realizon 70 pikë në ndeshje

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Lojërat Olimpike do të zhvillohen pa tifozë të huaj, ja shkaku…

Delo.autor

POLEMIKAT PËR ABUZIMIN SEKSUAL NGA NJË ZYRTAR KINEZ/ Reagon tenistja Shuai: Ja si qëndron e vërteta

Delo.autor

Leave a Comment