Futboll Kategoria Superiore Sport

MBYLLI AVENTURËN ME KUKËSIN/ Kastrioti tenton të “rrëmbejë” ish-mesfushorin e “verilindorëve”…

Afrimi i Xhulio Mehmetit është vetëm fillimi i një merkatoje të nxehtë, që krutanët kanë në plan të kryejnë. Ata janë pranë akordit me lojtarë si Ermir Rezi dhe Arbër Basha. Kastrioti do të bëjë disa afrime për të mbyllur vendet e lëna bosh nga lojtarët e larguar. Puna ka nisur prej ditësh dhe deri më 15 korrik pritet të jenë zyrtarizuar disa afrime, aq më tepër që edhe numri i të larguarve mund të rritet.

JOTI

Kristi Joti është emri më i ri që ka dalë në skenë te Kastrioti. Mesfushori 21-vjeçar e mbylli sezonin e fundit me Kukësin dhe me shumë mundësi do të bashkohet me krutanët. Tekniku Ndreuka punuar me mesfushorin kur drejtonte Kukësin dhe e njeh mirë, ndaj ka kërkuar ta ketë në skuadër. Bisedimet janë ende në fazën fillestare dhe ditët në vijim pritet të ketë diçka më konkrete. Kristi Joti është formuar si futbollist te Tirana, ku nuk mundi të gjente hapësirë aktivizimi. Para dy sezonesh shkoi në provë te Kukësi dhe ishtrajneri Mlladen Milinkoviç e mbajti në skuadër, duke e konsideruar një lojtar në rritje.

Nga Kukësi u huazua në Berat, ku luajti disa muaj me Tomorin, fillimisht si titullar, ndërsa më pas, për arsye personale u largua. Në përfundim të huazimit u rikthye te Kukësi dhe tashmë, duke qenë se kërkon të luajë rregullisht, pritet të huazohet te Kastrioti. Drejtuesit krutanë kanë planifikuar që ekipi të zbresë në fushë më 15 korrik, kur duhet që 80% e skuadrës të jetë gati. Një pjesë e fazës përgatitore pritet të zhvillohet në Pogradec ose Pukë.

Related posts

Skënderbeu nderon Shqipërinë, ngjitje galopante në renditjen botërore për klube

Q.Autor

PROVAT ZYRTARE TË AUSTRISË/ Leclerc rikthen entuziazmin te Ferrari, motori “lë në baltë” Vettelin

Delo.autor

ZHVATJE E PASTRIM PARASH/ Ja sa vite BURG rrezikon braziliani Anderson

Delo.autor

Leave a Comment