Futboll Seria A Sport

DEL HAPUR, TREGON DHE TË ARDHMEN E IBRAHIMOVIC/ Pioli: Ky është Milani im!

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka paralajmëruar Atalantën se nuk do të përballen me ekipin që fituan me rezultatin 5-0 në fillim të edicionit futbollistik. Ai mendon se ky është ekipi i ri që po luan dhe po bën mirë.

“Nuk duhet që ta rikujtojmë humbjen e thellë. Shpresojmë të mbajmë këtë moment sa më gjatë të jetë e mundur. Atalanta është super sa i përket statistikave, por dhe ne jemi duke bërë mirë dhe po dhurojmë përformanca të mira.

“Kemi ndryshuar shumë në krahasim me ndeshjen e parë që nuk ishim aspak mirë. Ata shënuan gola shumë të bukur, por ne ishim në fillim të udhëtimit tonë dhe kemi ndryshuar shumë në stilin e lojës dhe disa lojtarë të rëndësishëm erdhën. Ky është një Milan ndryshe.

“Atalanta është super klub, nëse do të mundnin Juventusin titulli do të ishte ende i hapur. Ibrahimovic? Ka kontribuar shumë në aspektin teknik, por dhe në karakterin e skuadrës. Ne duhet të shohim nëse ka ende mundësi dhe dëshirë të vazhdojmë së bashku. Pas 2 gushtit, do të kemi shumë kohë për t’u ulur dhe biseduar në vazhdim”, – tha ai.

Related posts

“Ronaldo Day”/ Pritja e “goditjes së shekullit”, si të ishte kryetar shteti (DETAJE)

Isa.Autor

ZBULON PRAPASKENAT E DUELIT NDAJ KHABIB/ Conor McGregor: 3 javë para duelit theva këmbën, por nuk u tërhoqa…

Delo.autor

Supriza, Rafa Benitez drejt stolit të ish-kampionëve të Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment