Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Kampioni i botës bën mrekullinë, në garë 5 ditë pas operacionit

Piloti spanjoll Marc Marquez, i operuar ditën e martë në shpatull, ka vendosur të jetë të dielën në garën që do të zhvillohet në pistën e Jerez (Spanjë). Pas operacionit u përfol se piloti i Honda do të qëndrojë 10-15 ditë pushim, duke humbur garën e dytë sezonale.

Gjithsesi, Marquez ka befasuar të gjithë me vendimin e tij, duke u rikthyer në pistë më herët. Ai nuk dëshiron të mungojë dhe të humbasë pikë të tjera në renditje, pas rrëzimit që pësoi në garën e parë, zhvilluar po në Jerez fundjavën e kaluar.

Edhe Honda konfirmoi se Marquez do të garojë këtë fundjavë edhe pse ky vendim duket pak i nxituar. “Pas operacionit të kryer ditën e martë, Marc Marquez do të kthehet në Jerez”, shkruan Honda në rrjetet sociale.

Sipas mjekëve, Marquez e lëviz mirë krahun dhe nuk ka dëmtime të nervit edhe pse piloti duhet të ketë shumë kujdes gjatë gjithë fundjavës, për të evituar rrëzime.

Related posts

Edin Dzeko zbulon golin më të bukur të karrierës

Sadik.Autor

Jurgen Klopp realist: Ronaldo dhe Messi vlejnë sa 15 Salah!

Sadik.Autor

TRIUMFOJNË NË VLORË/ “Verilindorët” mposhtin me “POKER” Flamurtarin dhe mbajnë kreun

Delo.autor

Leave a Comment