Futboll Premier League Sport

“ISHIM TË PAMËSHIRSHËM”/ Henderson tregon emocionet: Trofeu më i ëmbël

Kush e di se çfarë emocionesh do ketë ndierë Xhordan Henderson teksa ngrinte në qiellin e “Anfield” trofeun e Premier Ligës për Liverpulin.

“Të ecje këtu ishte fantastike. Djemtë e merituan momentin e tyre me këtë ceremoni. Fatmirësisht familjet ishin këtu dhe na panë. Kjo është diçka e madhe për ne. Ishte një sezon i shkëlqyer, të kurorëzoheshe në këtë mënyrë ishte speciale. E nisëm shumë mirë dhe me kalimin e ndeshjeve u forcuam dhe fituam vetëbesim, u bëmë më të pamëshirshëm. Gjetëm një mënyrë për të fituar në shumë raste dhe kjo ka të bëjë me mentalitetin.

Djemtë ishin të shkëlqyer gjatë gjithë sezonit dhe e meritojnë këtë që po marrin tani”, tha kapiteni i Liverpulit. “E kam ëndërruar këtë moment. Ka qenë një ëndërr të fitoj Premier Ligën dhe prandaj erdha këtu. Sezonin e shkuar grumbulluam 97 pikë dhe nuk fituam. Ishte diçka e vështirë për t’u kapërdirë.

Por pak javë më vonë reaguam dhe fituam Champions-in dhe e nisëm sezonin e ri me një punë të papërfunduar. Ishte një sezon i shkëlqyer. Ky titull është edhe më i ëmbël se Champions-i. Jam me fat që jam pjesë e këtij klubi që e fitoi titullin pas 30 vitesh. Kanë kaluar 5 vite që kur trajneri erdhi dhe çdo lojtar është bërë pjesë e këtij rrugëtimi”, përfundoi mesfushori veteran.

Related posts

Watford – Man United/ Miqtë vendosin diktatin me dy gola të shpejtë (VIDEO)

Isa.Autor

EURO 2020/ Spanja e bën “7 ballë”, Italia perfekte. Triumfon Zvicra

Delo.autor

PUBLIKOHET KALENDARI I CHAMPIOSIT/ Ja kur do të zhvillohen përballjet e 1/16-ve

Isa.Autor

Leave a Comment