Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA E PREZANTOI SI GODITJEN E PARË NË MERKATO/ Shikoni kur ka shënuar për herë të fundit Avdijaj (VIDEO)

Albion Avdijaj është goditja e parë në merkato për kampionët e Tiranës. Sulmuesi 26-vjeçar, firmosi një kontratë 2-vjeccarë me bardheblutë, teksa do të bashkohet menjëherë me pjesën tjetër të ekipit.

albion avdiaj

Shqiptari, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares Shpresa, së fundmi ishte pjesë e danezëve të Viborg, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duheshin, duke u aktivizuar vetëm 6 ndeshje me ekipin e parë, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Para se të transferohej te Viborg, Avdiaj, aktivizohej në kampionatin hungarez me Debrecenin, ku luajti si i huazuar nga Grasshopers. Me Debreçenin, sulmuesi 26-vjeçar, realizoi vetëm 1 gol në 21 ndeshje.

Goli i Avdiajt

Ky është dhe goli i vetëm i realizuar nga Avdiaj, në 2 vitet e fundit, për sa i përket ndeshjeve zyrtare. Bëhet fjalë për 10 tetorin e vitit 2018, kur shqiptari realizonte me kokë në sfidën ndaj Akademia Pushkash, në triumfin 2-1 të Debrecenit në kampionat. . Dy edicionet e fundit nuk kanë qenë pozitive për sulmuesin, i ndikuar edhe nga minutat e pakta në dispozicion…

Related posts

TAKIMI VENDIMTAR/ Chiellini takohet sot me Juven për të arritur një marrëveshje, Real Madrid pret në horizont

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Ka probleme me rinovimin tek Chelsea, Rydiger në radarët e Bayern

Delo.autor

RRËFEN PRAPASKENAT E MERKATOS SË VERËS/ Trajneri Conte zbulon: Ja pse refuzova Romën

Delo.autor

Leave a Comment