Futboll Premier League Sport

ANCELOTTI DËSHIRON RIBASHKIMIN ME LOJTARIN/ Everton rrit ofertën për mesfushorin e Napolit…

Everton raportohet se është pranë mesfushorit të Napolit, Alan pasi ka ofruar një ofertë të re prej  38 milionë euro. Braziliani kishte një vlerë prej 50 milionë eurosh vjet, por ai çmim ka rënë në 40 milionë.

Sipas “Il Matino” oferta më e fundit e ekipit anglez është 38 milionë euro ku pjesa tjetër mund të kompletohet me bonuse. Alan ishte pranë PSG disa vite më parë, por presidenti De Laurentis nuk e lejoi atë të largohej. Nën drejtimin e Gatusos loja e mesfushorit Brazilian ka rënë dhe si pasojë mund të dëshirojë largimin.

Ançeloti e pëlqen shumë Alanin, me të cilin ka punuar edhe kur ishte trajner i Napolit në sezonin 2018-2019.

alan

Related posts

NGA FERNANDO TORRES TEK HAVERTZ/ Ja 10 blerjet më të shtrenjta në historinë e Chelsea-t

Delo.autor

TRIUMFOJNË ME GOLEADË/ Askush si Higuain në 19 vite, Chelsea rikthehet tek fitorja

Delo.autor

SULM “ATOMIK” VETËM NË LETËR/ Francës i mungon shënjestra, Benzema nën akuzë

Delo.autor

Leave a Comment