Futboll Sport

DEBATOI ME NJË TIFOZ NGA TRIBUNA/ Ja çfarë i tha Guardiola mbështetësit të Man. Cityt, videoja bëhet virale

Manchester City ia doli të fitonte miminalisht ndaj Newcastle United (1-0), por protagonistët nuk ishin ata në fushë në këtë përballje.

Nga fundi i ndeshjes, Pep Guardiola u pa duke debatuar me një tifoz të Manchester Cityt në tribuna.

Pas ndeshjes, trajneri spanjoll ka zbuluar atë që i tha tifozi dhe ai nuk kishte ngurruar t’i kthente përgjigje.

“Ai më kërkoi të bëja më shumë zëvendësime dhe unë i thashë që të vinte të ulej në vendin tim”, ka thënë Guardiola para gazetarëve me shaka.

Tifozi u pa duke qeshur me reagimin e spanjollit, ndërsa tifozi që ishte afër tij nuk e besonte se po debatonin me strategun e Man. Cityt.

Related posts

Pas deklaratës së Ronaldos se i duhet pak kohë për të qartësuar të ardhmen, reagon ashpër Ramos

Sadik.Autor

ZYRTARE: Reali publikon listën e lojtarëve kundër PSG-së në Champions (FOTO)

Q.Autor

LIVE/ Champions League: Luan “artilerinë” me 6 ndeshje, spektakël i garantuar për 90 minuta

Isa.Autor

Leave a Comment