Futboll La Liga Sport

BARCELONA NË ANKTH/ Titullari në dyshim për ndeshjen në Champions League kundër Napolit

Portieri i Barcelonës, Mark Andre Ter Shtegen është në dyshim për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Napolit. Sipas “AS” portieri gjerman vuan një dëmtim në gju.

ter shtegen

Ter Shtegen mungoi edhe në ndeshjen e fundit në La Liga kundër Alaveshit, dhe me shumë mundësi do ti nënshtrohet një operacioni. Kjo do ta mbante jashtë fushave për tre muaj, ku portieri i Barcelonës do humbiste komplet edicionin e Ligës së Kampionëve. Nëse Ter Shtegen nuk ia del, atëherë në vendin e tij do aktivizohet portieri i dytë i katalanasve, Neto. Barcelona do duhet të bëjë pa shërbimet e Vidalit dhe Busketsit për ndeshjen me Napolin, të dy të pezulluar.

Në dyshim janë edhe Todibo, Umtiti, Dembele dhe Grizman, që të githë të dëmtuar. Barcelona barazoi ndeshjen e parë me Napolin në Ligën e Kampioneve 1-1, dhe në ndeshjen e kthimit do ketë disa mungesa të rëndësishme.

Related posts

ROBERTO BAXHO I RI/ MILANI “rifiton” italianin: Një “armë” plus për trajnerin Gattuso

Isa.Autor

Largimi i mundshëm i Contes nga Chelsea, shfaqet emri i Allegrit si zëvendësues

Q.Autor

“BËMË BABA TË NGJAJË”/ Goli i ëndrrave që i dha fitoren Portos, po bëhet virale në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment