Futboll Seria A Sport

3 PIKË LARG TITULLIT KAMPION/ Sarri: Ndeshjen ndaj Sampdorias do ta përgatis 30-40 minuta, situata e Arthur…

Juventusi mund të ishte kurorëzuar kampion i Italisë për të 9-in vit radhazi nëse do kishte fituar ndaj Udinezes, gjë që nuk e bëri pasi u mund 2-1 me përmbysje. Hapat falsë e kanë shtyrë festën e bardhezinjve, por edhe rivalët kanë gabuar duke mos përfituar nga gabimet e “Zonjës së Vjetër”.

ronaldo-sarri

Ekipi i Sarrit pret Sampdorian nesër dhe një fitore i shpall ata kampionë. Përpara kësaj sfide tekniku i Juventusit foli në konferencën për shtyp. ““Çdo ndeshje e shohim si mundësi për të marrë pikët maksimale. Nesër kemi mundësinë për të fituar titullin dhe jemi gati. Unë kurrë nuk kam folur për rënie fizike. Në Udine ne bëmë 11 kilometër”.

Sarri u pyet edhe nëse po bëhen përgatitje për Ligën e Kampionëve. “Ne luajmë çdo 72 orë dhe është e pamunndur të bësh përgatitje. Unë mendoj se do ta përgatisim ndeshjen e nesërme në 30-40 minuta nesër pasi disa lojtarë do kenë nevojë për disa orë rikuperim dhe pushim”.

Nuk mund të mungonte pyetja për Pjaniçin. “Numëron 46 ndeshje të luajtura këtë sezon. Kemi bërë ndryshime në ndeshjet e fundit, sepse jemi përballur me skuadra shumë fizike. Në këtë periudhë ai ka disa probleme, por sot do të kthehet në grup. “Nuk e di situatën e Arturit dhe nuk më intereson. Pjanic është pjesë në grup. Unë nuk kam asnjë dyshim për profesionalizmin dhe moralin e tij dhe nëse kam bërë zgjedhje të ndryshme është për ndeshjet me të cilat jemi përballur, për arsye teknike dhe taktike”, përfundoi Sarri.

Related posts

“AI NUK DO TË…”/ E ardhmja e Sadikut, Levante merr vendimin për sulmuesin

F.autor

Partizani e largoi si të padobishëm/ Ish-sulmuesi i kuq bën namin në Kupën e Italisë

Isa.Autor

KUR LLOGARITË DALIN KEQ ME TALENTET/ Nga Donnarumma tek Pessina, sa shumë gabime nga Milan

Delo.autor

Leave a Comment