Futboll Sport Të tjera

INFEKTOHET ME COVID-19/ Ja si është gjendja shëndetësore e Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv me Covid-19, lajm ky i bërë me dije nga Federate e Futbollit të Zvicrës. Shqiptari ndodhet i izoluar në shtëpinë e tij dhe është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Kështu ai bëhet lojtari i tretë i Liverpoolit që infektohet nga virusi i ashtuquajtur i “padukshëm”, pas Thiago Alcântara dhe Sadio Mané.

Është ende e paqartë nëse lojtarët e Zvicrës që kanë qenë në kontakt me Shaqirin do të izolohen, teksa ekipi pret Kroacinë të mërkurën në një miqësore në St. Gallen.

28-vjeçari do të luante në këtë miqësore për Zvicrën për herë të parë që nga finalet e Ligës së Kombeve UEFA në qershor 2019.

Shaqiri aktualisht ndodhet në izolim dhe zyrtarët e futbollit po konsultoheshin me autoritetet shëndetësore në Zvicër për rastin e tij.

Related posts

Zyrtare: Chelsea nis bisedimet me West Ham për Carroll

Q.Autor

“EURO 2020″/ Pas një krosimi nga Kalas, Holes ndëshkon me kokë Holandën (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Miqësore: Mbyllet ndeshja Kosovë-Lituani. Rezultati 4-0

Delo.autor

Leave a Comment