Bundesliga Futboll Sport

“DO TË DUHEJ NJË RREGULLORE…”/ Presidenti i Bayern: E kemi të pamundur të ndjekim shembullin amerikan

Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge , ka folur për Fair Play-n Financiar dhe për rregullat ekonomike për të cilat do të kishte nevojë UEFA në një intervistë të dhënë për të përditshmen Zeitung:

“Do të duhej një rregullore në përputhje me ligjin. Në dhjetë vitet e fundit nuk janë rritur vetëm rrogat e lojtarëve, por edhe çmimet e tyre”, ka thënë drejtuesi i bavarezëve.

“Një tavan për rrogat si ai në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pamundur në Europë, sepse nuk e lejon e drejta e konkurrencës. Nëse do të fillonim të ulnim rrogat tani dhe do të ishim të vetmit, nuk do të kishim më lojtarë për të qenë konkurrues në nivel ndërkombnëtar”.

“Fair Play Financiar duhet të zbatohet, por në një mënyrë të re, duhet të jetë më serioz”.

Related posts

“Legjenda” e Man United/ JUVENTUSI kundërshtari më i vështirë i mundshëm

Isa.Autor

Talenti i Kukësit del në ankand, oferta gjermane e turke për të

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Merkato e janarit hapet për pak ditë, por tek Reali marrin vendimin e papritur

Delo.autor

Leave a Comment