Futboll Seria A Sport

ASKUSH SI AI/ Është pranë fitimit të Serisë A me Juventus, Sarri gati të futet në histori

Strategu i Juventusit, Mauricio Sarri mund të hyjë në histori si trajneri më i vjetër që fiton Serinë A, me italianin që është 61 vjeç e 6 muaj. Nëse bardhezinjtë mundin Sampdorian, atehërë shpallen kampionë për të 9-in vit rradhazi.

ronaldo-sarri

Deri tani Sarri ka fituar vetëm një trofe në karrierën e tij, atë të Europa Ligës me Çelsin. Tani në moshën 61 vjeçare e 6 muaj, ai është gati të bëhet trajneri më i vjetër që fiton titullin e Serisë A. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Nils Lidholm, pasi fitoi Serinë A me Romën në vitin 1983 kur ishte 60 vjeç e 7 muaj. Më pas ndjek Vujadin Boskov që në moshën 60 vjeçare fitoi kampionatin me Sampdorian në vitin 1991.

Ndërsa Fulvio Bernardini ishte 58 vjeç kur fitoi Serinë A me Bolonjan në vitin 1964.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ menaxheri, Bikaniç: Klauzolë e ulët, por Interi…

Isa.Autor

Monaco i kishte vënë klauzolën më të lehtë në histori Mbappes – Tani francezi është lojtar i ri i ‘princave’

Q.Autor

E zbulon gazeta spanjolle/ NEYMARI kërkoi DUKE QARË rikthimin në futbollin spanjoll tek…

Isa.Autor

Leave a Comment