Futboll Seria A Sport

MORËN HELIKOPTER PËR TË TAKUAR AGJENTIN RAIOLA/ Ja e ardhmja e Ibrahimovic dhe portierit Donnarumma

Zlatan Ibrahimoviç dhe Xhanluigji Donaruma janë pranë rinovimit me Milanin, pas takimit me agjentin e tyre, Mino Raiola. Dy lojtarët raportohet se u larguan më herët nga stërvitja dhe morën një helikopter privat për të takuar Raiolën në Monte Karlo.

4976719_1751_ibrahimovic

Sipas “Gazzetta Dello Sport” si sulmuesi ashtu edhe portieri duan të qëndrojnë tek Milani dhe janë të gatshëm të pranojnë edhe ulje rrogash. Ibrahimoviç dhe Donaruma ishin në dyshim, por refuzimi i Rangnik dhe konfirmimi i Piolit në stol ndryshoi gjithçka. Kontrata e shtatlartit suedez skadon në fund të sezonit dhe duke parë moshën e madhe të tij, rinovimi do jetë vetëm për një vit. Ndërsa përsa i përket Donarumës, italianit i skadon kontrata në qershor të 2021.

Për portierin mendohet një rinovim deri në 2022 si dhe një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh nëse Milani dështon të kualifikohet në Ligën e Kampioneve sezonin tjetër.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Maroku befason Spanjën shënon golin e dytë ndaj iberikve

Sadik.Autor

LAJM I MADH NGA GJERMANIA/ Lewandowski goditi me grusht Koman në stërvitje, zbulohet arsyeja

Delo.autor

BUFFON SHPËRFILL MESIN DHE CR7/ “Topin e Artë” e meriton një francez

Isa.Autor

Leave a Comment