Futboll La Liga Sport

156 NDËRHYRJE NË LA LIGA/ Disa skuadra ndihen të penalizuara. Mësoni si ka ndikuar VAR-i në Spanjë

VAR-i ka qenë një nga protagonistët më të mëdhenj të këtij sezoni, po ashtu si vendimet e arbitrave. Në 380 ndeshjet e luajtura në La Liga, ka pasur 156 ndërhyrje të teknologjisë për të korrigjuar gabimet evidente të arbitrave. VAR ka si objektiv për të vendosur drejtësi në futboll dhe sigurisht që i ka ndihmuar disa skuadra. Të tjera ndihen të penalizuara nga ndërhyrjet e teknologjisë.

Atletiko e Madridit është skuadra që e ka provuar më shumë herë VAR-in, teksa në ndeshjet e Diego Simeones ka pasur 22 ndërhyrje. Podiumi i skuadrave që kanë pasur më shumë VAR gjatë këtij sezoni janë Sevija dhe Betis me nga 20 ndërhyrje. Skuadrat ku teknologjia është përdorur më pak janë Leganesi, Granada me nga 11 raste dhe Vijareali me Eibarin nga 12 raste. Por skuadra që e ka “vuajtur” më shumë teknologjinë është Majorka.

Në 38 ndeshjet e luajtura, VAR ka ndërhyrë 16 herë dhe 10 herë ka qenë për të ndëshkuar skuadrën e Majorkës. Skuadrat më “të penalizuara” janë gjithashtu Valencia dhe Barcelona me nga 9 raste. Në total, Barcelona nuk ka humbur pikë nga VAR-i, ndërsa Valencia ka fituar 2 pikë më shumë dhe siguroi një vend në Ligën e Europës.var-screens-on-the-side-of-the-football-pitch-136424429750703901-180118153216

Sevija ka pasur 12 raste në favor, Selta Vigo 10 raste, Espanjoli dhe Atleitko 9 raste. Por VAR-i ka ndërhyrë edhe për të anuluar gola dhe në këtë aspekt është Getafe që ka vuajtur më shumë sepse i janë anuluar 5 gola. Këta të fundit ndiqen nga Reali i Madridit dhe Barcelona me nga 3 gola. Nga ana tjetër, Vijareali është skuadra që i buzëqesh VAR-i në këtë aspekt sepse i ka sjellë 4 gola. Levante gjithashtu është e kënaqur me teknologjinë sepse ka anuluar 4 gola të kundërshtarëve.

Related posts

REALIZOI NË FRYMËN E FUNDIT NDAJ VALADOLID/ Habit portieri i Sevilla-s: Nuk dija si ta festoja golin…

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Tirana, Çinari kalon në avantazh “Demat” në derbi

Delo.autor

FOTOGALERI / Funerali i Davide Astorit, ja personazhet e botës së futbollit që i dhanë lamtumirën kapitenit të Fiorentinës

Q.Autor

Leave a Comment