Futboll Seria A Sport

FITOI BASTIN ME GOLIN E HYSAJ/ Tifozi i Napolit bëhet me qen të ri (VIDEO)

Napoli mposhtej nga Atalanta 2-1 sezonin e kaluar, por vëmendjen e të gjithëve e tërhiqte një tifoz napolitan pas përfundimit të ndeshjes.

“Kam vendosur bast me babain, nëse shënon Hysaj do më blejë një qen”, shprehej tifozi duke iu referuar lojës së dobët nga shkodrani në sulm. Pavarësisht paraqitjeve shumë të mira të treguara në prapvijë, Hysaj ende nuk e kishte shijuar një gol në Serinë A, ku luante prej shumë sezonesh.

Pikërisht ditën e djeshme 26-vjeçari gjeti golin e parë ndaj Sasuolos, ku shënoi një perlë në minutën e 8-të. Menjëherë pas këtij goli, në mendjen e atyre që kishin dëgjuar intervistën e tifozit para një viti, vjen basti që ai kishte me babain e tij.

Sigurisht që tani tifozi e ka fituar bastin e tij dhe po pret që të marrë qenin si dhuratë, të cilin ndoshta edhe mund ta ketë marrë…

Finalmente dopo tanto tempo questo ragazzo avrà il cane. Papà paga la scommessa!

Gepostet von CALCIATORI BRUTTI am Sonntag, 26. Juli 2020

Related posts

“HUMBËM 2 PIKË NDAJ LAÇIT”/ Trajneri i Bylisit ironizon kolegun Cungu: Herën tjetër do ta pyesim si do luajmë

Delo.autor

LUAJTI 4 VITE TEK “KUQEZINJTË”/ Ish-lojtari i Milanit befason me ekipin e ri, prezantohet tek klubi…

Delo.autor

INCIDENTI VETTEL-LECLERC/ Ja si “shpërthyen” pilotët e Ferrarit në radio (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment