Futboll La Liga Sport

NDESHJA KUNDËR CITYT NË CHAMPIONS/ A do karantinohen lojtarët e Realit kur të udhëtojnë në Angli?

Ndeshja e kthimit mes Mançester Sitit dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve do të luhet në Angli me 7 gusht, por lojtarët e ekipit spanjoll nuk do karantinohen 14 ditë . Çdo kush që mbërrin në Britani nga Spanja duhet të vetëizolohet për një periudhë 14 ditore, por kjo nuk do ndodhë me futbollistët e Real Madridit.

Oliver Douden, sekretari i shtetit për sportin në Angli tregoi se Liga e Kampionëve dhe Formula 1 do bëjnë përjashtim nga ky rregull. Drejtuesit e Real Madridit ishin përgatitur edhe për të luajtur në Lisbonë siç është vendosur nga UEFA, ku pjesa tjetër e skuadrave do luajnë .

Madrilenët janë gati të rikthehen në stërvitje, ku do i nënshtrohen testeve të tjera për koronavirusin.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Vjen një tjetër largim i madh te Milani, ja emri

Delo.autor

TRAGJEDI NË AFRIKË/ Shembet stadiumi, 1 i vdekur dhe 37 të plagosur

Isa.Autor

Formacionet zyrtare/ Interi synon të gjejë vazhdimësinë ndaj Parmës

Isa.Autor

Leave a Comment