Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Messi është idhull absolut në Katalonjë, emri i tij është i dyti më i preferuar

Nëse shkon në Barcelonë dhe thua emrin Leo Messi, i ke thënë të gjitha. Sulmuesi iargjentinas është idhulli i popullit katalanas.

“Pleshti” debutoi në vitin 2004 me Barcelonën dhe që atëherë ka përcaktuar një epokë në “Camp Nou”. Ai nuk është thjesht futbollist i Barcelonës, por një ikonë e gjithë Katalonjës. Atje konsiderohet më i miri i historisë, ashtu si edhe në shumë vende të tjera të botës.

E përditshmja spanjolle Sport ka kryer një sondazh rreth emrit të kapitenit. Kur ai u transferua në Katalonjë, vetëm katër persona mbanin emrin Leo. Ky numër u rrit në 11 në momentin që Messi debutoi me ekipin e parë të Barcelonës.

Gjërat kanë ndryshuar shumë pas një dekade. Në vitin 2019 500 foshnje u quajtën Leo, emër që sot është i dyti më i përdorur në zonën katalanase. Më i preferuari është Marc, por nëse Messi qëndron edhe disa vite te Barcelona, mund ta kalojë.

Related posts

City kryeson renditjen e “të huajve”, Chelsea dhe Lazio e ndjekin

Q.Autor

“PUNA ËSHTË DUKE DHËNË FRUTET E SAJ”/ Conte pas fitores ndaj Genoa-s: Momenti i keq financiar tek Inter? Unë mendoj vetëm për…

Delo.autor

PSG “I LODHUR” nga Jese Rodriguez, sulmuesi drejt La Ligas

Isa.Autor

Leave a Comment