Futboll Sport

NGRITËN TROFEUN ME SHUMË POLEMIKA/ Festimet mund të ktheheshin në dramë, lojtarët e ekipit turk shpëtojnë për pak

Istanbul Basaksehiri fitoi për herë të parë titullin në Turqi. Klubi turk la pas vetes skuadrën e Trabzonit duke ngritur trofeun me shumë polemika. Skuadra e Basaksehirit ka dhe “bekimin” e presidentit të vendit Rexhep Taip Erdogan.

Festimet e klubit turk kanë qenë të mëdha, pasi kryesia mori një autobus të hapur për skuadrën e tij. Ekipi dhe stafi parakaluan në qytet, por gjithçka mund të kthehej në tragjedi kur shoferi i autobusit u fut nën një urë.

Futbollistët reaguan shpejt duke ulur kokat e tyre për të mos u përplasur. Ata lajmëruan njëri-tjetrin dhe më e keqja u shmang për punë sekondash. Situata u kalua me të qeshura mes tyre, por ishte shumë e rrezikshme.

Related posts

Bie diktati Ronaldo-Messi/ Ja pesë futbollistë në garë për “Topin e Artë”…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Partizani dhe Studenti kalojnë në pronësi të Bashkisë Tiranë (VENDIMI)

Isa.Autor

“U SËMURA DUKE PARË LAJMET”/ Batuta e Mançinit krijon polemika, trajneri kërkon ndjesë: Nuk kisha atë qëllim…

Delo.autor

Leave a Comment