Futboll Sport

PRITET TË THËRRITET NGA PËRFAQËSUESJA E ITALISË/ Reagon vëllai i Balotellit: Tregoju se sa i uritur je

Lajmi që Mario Baloteli mund të thërritet përsëri në kombëtaren e Italisë, shkaktoi një zhurmë nëpër media, ku shumë njerëz e quajtën diçka të pamundur. Megjithatë Mançini po mendon t’i jap një shans të dytë “SuperMarios”.

Trajneri do të zhvillojë një grumbullim stërvitor me lojtarë të Italisë dhe kandidatë për t’u grumbulluar me të për sfidat e muajit mars, ato play-off të Kupës së Botës, ku të kaltrit do të kërkojnë ndaj Maqedonisë së Veriut e më pas fitueses së çiftit Portugali-Turqi, biletën për të marrë pjesë në aktivitetin në Katar.

Në këtë grumbullim pritet të jenë të pranishëm rreth 35 lojtarë, por sigurisht që Baloteli do të jetë i vëzhguari special pasi rezulton të jetë mes lojtarëve më të suksesshëm të Italisë në aktivitet, edhe pse mungon prej tre vitesh në radhët e saj.

Në lidhje me këtë gjë ka folur dhe vëllai i Balotelit, Enok, i cili reagoi me një foto në “Instagram” për këtë gjë.

“E di sa vlerë ka për ty kjo fanellë. Tani shko tregoju sesa i uritur që je”.

Baloteli regjistron 14 gola në 36 ndeshje me fanellën e Italisë.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Luftëtari: Ka startuar takimi, skuadra e Cungut në kërkim të golit

Delo.autor

PARMA-MILAN/ Shikoni si shtanget Donnarumma nga roveshata “alla CR7” (VIDEO)

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ SHQIPËRISË/ Trajneri Rossi: Ne e dinim që kundërshtari ishte i fortë, dhe…

Delo.autor

Leave a Comment