Futboll Seria A Sport

TRADITË, HISTORI, KULTURË…/ Kjo është fanella e re e Milanit (VIDEO)

leganca dhe madhështia e qytetit të Milanos, e ndërtesave të saj historike dhe arkitekturës së tyre, e kombinuar me ngjyrat kuqezi. Është ky frymëzimi, prej nga ka lindur fanella e re e Milanit, e markës “PUMA”. Klubi zbuloi sot modelin që do të vishet nga formacioni i ekipit të parë për meshkuj, ekipi i parë i femrave dhe sektori i të rinjve në sezonin 2020-2021. Inaugurimi zyrtar i saj është planifikuar për më 2 gusht, në “San Siro”, në ndeshjen Milan-Cagliari, e vlefshme për javën e fundit të Serie A.

Bluza e re ka vija vertikale më të gjera se ajo e edicionit 2019-2020, me mëngë krejtësisht të zeza. Por lajmi i madh, tipari i vërtetë dallues i fanellës së re të Milanit, përfaqësohet nga komploti në rreshta, i cili kujton detajet arkitektonike të “Galleria Vittorio Emanuele II”, një nga vendet më historike dhe ikonike në qytetin e Milanos. Fanella e re e Milanit është në dispozicion të të interesuarve në dyqanet zyrtare të PUMA dhe AC Milan që nga 28 korriku, dita e sotme.

Një zgjedhje e shpjeguar në lançimin e fanellës së re nga Casper Stylsvig, zyrtari kryesor i të ardhurave te Milani: “Fanella e re e Milanit është simbolike, ajo përfaqëson krenarinë dhe përkatësinë e miliona tifozëve në të gjithë botën. Dizajni i ri ndërthur traditën, kulturën dhe arkitekturën ikonike të qytetit tonë të bukur. Milani është themeluar mbi vlerat e inovacionit, komunitetit, integritetit dhe gjithëpërfshirjes. PUMA ka qenë në gjendje t’i kapë dhe t’i shprehë ato më së miri përmes këtij modelimi të ri dhe elegant”.

Related posts

BUZQESH PANUCCI/ BERISHA rikthehet titullar, në formacion edhe GJIMSHITI (FOTO)

Isa.Autor

Llogariten koeficientët, matematicienët: Finalja e Botërorit do të jetë Gjermani-Brazil

Sadik.Autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Tare vendos objektivin e radhës, është djali i legjendës!

Delo.autor

Leave a Comment