Futboll Kategoria Superiore Sport

DREJT AUSTRISË/ Futbollisti i Skënderbeut pranë bashkimit me Bekim Balajn

Jorgo Pëllumbi duket se e ka mbyllur me Skënderbeun dhe tashmë është momenti që mbrojtësi i talentuar të provojë një aventurë jashtë Shqipërisë. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta pranë klubit korçar, se 20- vjeçari pritet të transferohet në Austri, pikërisht te skuadra e Shturm Gracit, ku luan sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj.
Prej kohësh, i promovuar nga klubi korçar si një prej lojtarëve që mund të sillte të ardhura, Pëllumbi ka qenë në vëzhgimin e disa skuadrave të huaja në merkatot e viteve të fundit. Megjithatë, në pikën kulmore të tratativave, gjithçka ka ngrirë për mospëlqim të ofertave nga Skënderbeu që zotëron kartonin e mbrojtësit të majtë. Por, pas dy sezoneve ku Pëllumbi ka marrë minuta dhe është aktivizuar titullar me fanellën bardhekuqe, Shturm Grac është klubi që ka avancuar në bisedime me drejtuesit e klubit bardhekuq. Kontaktet janë të vazhdueshme prej muajsh, ndërsa pritet që të finalizohen me mbylljen e këtij sezoni.

Nga sa bëjnë me dije burime pranë Skënderbeut, klubi austriak ka muaj që e ndjek nga afër lojtarin, madje në ndeshjet e fundit ka pasur edhe skautë të Shturmit në tribunën e stadiumit të Korçës. Dukshëm që menaxherët austriakë janë bindur nga cilësitë e mbrojtësit të Skënderbeut, për vetë faktin se Pëllumbi mund të luajë si në krahun e majtë të repartit, ashtu edhe në qendër.

Related posts

SFIDA NDAJ FRANCËS/ Trajneri Petkovic: Me gjithë respektin, por ne do të provojmë deri në fund…

Delo.autor

SKANDALOZE/ Frikë nga kontestimet: FSHF nuk publikon gjyqtarët e Superiores (FOTO)

Isa.Autor

SPECIALE/ Panucci “ngel” në klasë; Kombëtarja mendon për “provimet e vjeshtës”

Sadik.Autor

Leave a Comment