Futboll Seria A Sport

“NUK KA QENË SEZON I LEHTË”/ Buffon: Ja arrita qëllimit të fitoja 10 Scudetto, sepse 2 prej tyre…

Portieri i Juventusit, Xhanluigji Bufon ka zbuluar se ishte një sezon i vështirë por është i lumtur që ja arriti qëllimit. “Ja arrita qëllimit të fitoja 10 Scudetto, sepse 2 prej tyre u vodhën”, tha Bufon.

Portieri i bardhezinjve u rikthye tek Juventusi pas aventurës tek PSG dhe vendoi një rekord për paraqitjet në Serinë A dhe fitoi titullin e 10-të. Në një intervistë për “Corriere Dello Sport”, Bufon u shpreh: “Jam i lumtur. Ishte e rëndësishme për mua të fitoja këtë titull përndryshe do ishte një punë e pambaruar. Ja arrita qëllimit të fitoja 10 Scudetto, sepse 2 prej tyre u vodhën. Ja dola. Edhe rekordi i më shumë paraqitjeve në Serinë A më kënaq. Nuk ka qenë një sezon i lehtë”.

Bufon ka qenë portieri zëvendësues i polakut Shezni që prej rikthimit të tij tek Juventusi. “E vendos veten në provë. Jam krenar me veten pasi ja dola. Nuk më ka pëlqyer arroganca asnjëherë dhe ky ishte edhe një lloj testi për mua, të tregoj që nuk jam arrogant”, përfundoi portieri i Juventusit, Bufon.

Related posts

Sukaj është gati për “finalen”, ngujohet Vllaznia

Sadik.Autor

ÇMENDURIA 91 KM NË ORË NGA 27 METRA/ Del Piero mahnitet: “Pleshtin” e pushtoi “djalli” (VIDEO)

Delo.autor

INTERI ËSHTË SHITUR TE SHEIKËT ARABË? Zyrtarizimi pritet të vijë gjatë Botërorit

F.autor

Leave a Comment