Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENËN ME “ZIKALTËRIT”/ Lautaro: Ne e dimë që një tjetër ekip ka fituar Skudeton, por Inter…

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka zbuluar se zikaltërit duan të përfundojnë sa më lartë që të jetë e mundur. Argjentinasi shënoi golin e dytë në fitoren që djemtë e Kontes arritën 2-0 ndaj Napolit dhe Lautaro shënjestron vendin e dytë në tabelë.

“Pas fitores kundër Xhenoas ne thamë që duam vendin e dytë”, tha sulmuesi argjentinas për “Inter TV”. Ne e dimë që një tjetër ekip ka fituar Skudeton, por ne duam të përfundojmë sa më lartë të jetë e mundur”. Lautaro e pranon se goli ndaj Napolit ishte një ndër më të bukurit me fanellën e Interit. “Goli vitin e kaluar në miqësore në Madrid ishte i bukur, në Dortmund dhe Pragë gjithashtu. Është e vështirë ta rëndis, por edhe ky kundër Napolit ishte shumë i bukur”. Inter udhëton në Bergamo për ndeshjen e fundit ndaj Atalantës dhe një fitore i garanton atyre vendin e dytë.

“Ne shkojmë në ndeshjen ndaj Atalantës në formë të mirë. Ne po punojmë që ta fitojmë ndeshjen dhe të përfundojme në vendin e dytë”, përfundoi Lautaro.

Related posts

“Asensio titullar? Disa luajnë më shumë se të tjerët, kjo gjithmonë ndodh”

Q.Autor

I SHËNOI SUPER GOL POLONISË/ Kushta: Ekipi sot të bëjë detyrën. Reja? Mosha bën të vetën

Delo.autor

INTERI I SIGURT DREJT TITULLIT/ Milani fundoset në “San Siro” nga ish-ekipi i Kivusë me golin nga VAR-i

F.autor

Leave a Comment