Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA PRANË BLERJES SË DYTË/ Bardheblutë gjejnë zëvendësuesin e Dokës në Maqedoni

Kristijan Toshevski pritet të jetë afrimi i dytë i Tiranës. Bardheblutë synojnë që të jenë sa më konkurrues në Kupat e Europës dhe teksa Champions-i shtrëngon të afrojë, ka nisur prej ditësh puna për afrimet. “Panorama Sport” ka mësuar edhe goditjen e dytë të kryeqytetasve. Bëhet fjalë për një mbrojtës të djathtë, që praktikisht pritet të zëvendësojë Albi Dokën, i cili largohet drejt Kroacisë pas përfundimit të finales së Kupës.
Burime të besueshme të gazetës kanë bërë me dije se Tirana ka gjetur një akord në parim me mbrojtësin 26-vjeçar që është pjesë e skuadrës së Vardarit. I lindur në Tetovë, mbrojtësi i gjatë 1.82 m pritet që të vijë sot në vendin tonë për të diskutuar detajet e fundit përpara se të arrihet edhe akordi përfundimtar për të kaluar më pas te kontratat e bashkëpunimit.

ROLI – Tirana po gjen një zëvendësues për të gjithë mbrojtësit. Teksa praktikisht Toshevski pritet të jetë zëvendësues i Albi Dokës në të djathtë, ai ka si specifikë se mund të luajë në të katër pozicionet e prapavijës. Lojtari i dalë nga skuadra e Teteksit, ka luajtur si profesionist me këta të fundit, ekipin e Pelisterit si dhe së fundmi si pjesë e Vardarit. Ai ka qenë pjesë e kombëtares U-21 të Maqedonisë së Veriut dhe ka qenë pjesë e kombëtares A të saj në tetë takime.

skeda

Related posts

Ish-kapiteni i Spanjës: Më kanë diskriminuar për flokët e gjata

Sadik.Autor

THUR ELOZHE PËR MALDININ/ Cassano: Me Donnarumma tregoi se i ka b*let si balonë. Gigio? Mendoj se e ardhmja e tij…

Delo.autor

Rekordi i çmendur i Interit dhe Bayernit që mund të përfundojë në këtë Botëror

Isa.Autor

Leave a Comment