Futboll Kategoria Superiore Sport

“DINAMO, BUKURIA E FUTBOLLIT”/ Thumbimi i Daiut: Partizani, me rikthimin e djemve “të kuq” është në…

Përparim Daiu, ish-futbollist i njohur më shuam vite eksperincë në elitën e futbollit shqiptar më pas edhe si trajner, ka bërë një analizë të shkurtër të situatës së disa skuadrave në Superiore. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ai ka theksuar se lëvizjet e janarit ishin pozitive.

Daiu u ndal sidomos te skuadrat kryesore, duek filluar me atë ku ka bërë emër gjatë karrierës së tij, Partizani, teksa theksoi se me afrimin e “të kuqve” në drejtim, skuadra tashmë do të kishte një shtysë ndryshe. Një thumbim për drejtimin e mëparshëm nga Ilir Daja, i cili i përkiste shkollës dinamovite.

POSTIMI I DAIUT

Po mendoj që lëvizjet e merkatos së janarit do kenë risi dhe produktivitet në konturimin dhe ekuilibrave të disa ekipeve të Superiores… Ndalem tek Partizani, ekipi i zëmrës që me rikthimin e djemve të kuq në drejtim është në drejtimin e duhur… Vazhdoj me Teutën që kaq vite ka qenë derbi mes nesh por që e dua fort për presidentin dhe lidhjet e gjakut që ka me Kavajën. Ka bërë mirë që me rikthimin e Martinit, ashtu dhe me 2 lojtarët që ka afruar paçka besoj se do bëjë afrime akoma…

Këtu s’dua të ndalem me vëllain e vogël Egnatia që bën shumë mirë me spastrimet por duhet të ketë kujdes me afrimet si nga ana monetare ashtu dhe nga ajo cilësore sepse eksperienca do jetë ilaçi më i mire për te…. Vazhdoj me Dinamon që është dhe mbetet bukuria e futbollit ,uroj të bëjë zgjedhjet e duhura në futbollistë paçka se ndryshimi në staf nuk me pëlqeu…. Uroj të ringrihen dhe të kënaqem me zhvillimet e reja

Related posts

YLLI MË I KËRKUAR NË MERKATON E VERËS/ “Djajtë e Kuq” rivalizojnë Barcelonën në garën për…

Delo.autor

KËRKON PËRFORICIME NË EKIP/ Inter nis kontaktet me agjentin e sulmuesit De Paul, ja plani “Zikaltër”…

Delo.autor

Sezoni i ri/ Superkupa luhet me 12 gusht, një javë më pas nis Superiorja

Sadik.Autor

Leave a Comment