Futboll Seria A Sport

ARNAULT-MILAN/ Rikthehen zërat nga financa! Projekti nis nga Guardiola dhe Mbappe

Edicioni i sotëm i gazetës së famshme të Milanos, “Il Giornale”, rikthen emrin e Bernard Arnault dhe planin e bujshëm të multimiliarderit francez për të blerë klubin e Milanit!

Sipas gazetës, brenda qarqeve financiare mianeze ka zëra për blerjen e Milanit nga manjati francez: madje, flitet për një marrëveshje që do të arrihet brenda 12 muajsh, kohë e cila do të shërbejë për shqyrtimin e bilanceve dhe për planimetrinë e stadiumit të ri.

Prej disa kohësh, emri i sipërmarrësit francez po qarkullon në kuqezi, por klubi gjithmonë ka mohuar gjithçka. Tani, megjithatë, këto thashetheme janë kalitur me një detaj, që padyshim nuk është i papërfillshëm: Pep Guardiola si trajner dhe kampion francez i botës, Kylian Mbappe në sulm. Një prezantim super dinjitoz dhe përrallor për pronarin e zinxhirit të famshëm LVMH.

Një dyshe (Guardiola-Mbappe) që do të lejonte që Milani të bënte një kërcim të menjëhershëm në cilësi, me përfshirjen e tij në listën e top klubeve evropiane.

Megjithatë, edhe një herë, mohimet vijnë nga Casa Milan. Ndërkohë, thashethemet vazhdojnë të mos ndalen …

Related posts

I MJAFTOJNË 6 MINUTA LOJË/ Aksion perfekt nga Manchester City, Mahrez zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Pësoi 2 gola nga Milan, mediat vlerësojnë maksimalisht Strakoshën

Q.Autor

KUPA E BOTËS/ Zhbllokohen shifrat në takimin Francë-Argjentinë

Sadik.Autor

Leave a Comment